Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore si dhe për transfere dhe rialokime të organizatave buxhetore për vitin 2017.
Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se me këtë vendim janë bërë edhe harmonizimi i pagave dhe mëditjeve të nivelit qendror, raporton Ekonomia Online.
Qeveria e Kosovës gjithashtu ka miratuar edhe propozim vendimin për inkasimin e fondeve të pa alokuara në Buxhetin e Kosovës sipas njoftimit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Ministri i Financave Bedri Hamza tha se këto fonde janë mbledhur pasi nuk janë identifikuar pronarët. Mirëpo sipas Hamzës në qoftë se identifikohen pronarët e tyre fondet së bashku me fitimet do të ju kthehen pronarëve.