Qeveria heq stikerat për veturat nga Serbia, “është akt i fqinjësisë së mirë”

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 22:23 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Të ngjashme