Qeveria injoron policët, nuk ua plotëson kërkesën për pagën e 13-të

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës nuk do të marrë pagën e 13-të këtë vit.

Kjo pasi që Qeveria e Kosovës ka injoruar kërkesën e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Kërkesa ka qenë shumë e arsyeshme duke pas parasysh se Policia e Kosovës janë bartësit kryesor të sigurisë në Republikën e Kosovës e që duke rrezikuar edhe jetën e tyre kanë kryer me sukses të gjitha Planet Operaative dhe Vendimet e dala nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke përfshi këtu edhe Ligjin mbi paradnalimin e pandemisë COVID 19”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Dëshprimi i gjithë stafit të PK-së dhe sindikalistëve është shumë i lartë për këtë injorancë që është bërë nga institucioneve relevante”, thuhet tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë, pa ndërhyrje e Sindikatës së Policisë:

Duke u bazuar në punën dhe sakrificat gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe operacioneve të ndryshme të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2021, Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, fillimisht është takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme kurse me datë 20.12.2021 ka adresuar një kërkesë me shkrim, që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, të shpërblehen me shtesë ekuivalente të një page në këtë fundvit.

Kërkesa ka qenë shumë e arsyeshme duke pas parasysh se Policia e Kosovës janë bartësit kryesor të sigurisë në Republikën e Kosovës e që duke rrezikuar edhe jetën e tyre kanë kryer me sukses të gjitha Planet Operaative dhe Vendimet e dala nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke përfshi këtu edhe Ligjin mbi paradnalimin e pandemisë COVID 19.

Se kërkesa jonë ka qenë shumë e arsysheme argumentohet edhe me Ligjin mbi pandemin, Ligjin dhe Udhëzimin administrative mbi të drejtën e shpërblimit të një shtese për fund vit.

Për të gjitha këto që u cekën më lart, Policia e Kosovës për vitin 2021 nuk kam marr asnjë shtesë të cilat kanë qenë të garantuara me ligj. Po ashtu edhe marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shujta ditore të filloj nga data 01.01.2021 e cila nuk është realizuar asnjëherë.

Kërkesat tona nuk janë përfillur edhe pse kanë qenë esencilae dhe minimale që të arrihen si dhe nuk kemi marr përgjigje konkrete se pse nuk janë realizuar, duke i anashkaluar Ligjet dhe marrëveshjet në fuqi.

Dëshprimi i gjithë stafit të PK-së dhe sindikalistëve është shumë i lartë për këtë injorancë që është bërë nga institucioneve relevante.

Sindikata e Policisë së Kosovës është shumë e vendosur që të qëndroj përballë të gjitha të drejtave dhe kërkesave të garantuara me Ligj të të gjithë punonjsëve të Policisë së Kosovës, të cilat deri me tani nuk janë realizuar asnjherë.

Të ngjashme