Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit ka mbetur për vite të tëra jo vetëm i anashkaluar, por fatkeqësisht i patrajtuar as profesionalisht, as teknikisht, as ligjërisht.
Në vend të urimit të 4 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve Shpëtues, Qeveria do të duhej të reflektojë mbi kërkesat e tyre.
Si ndihen zjarrfikësit shpëtues, tek ne në Kosovë?
Të zhgënjyer, të diskriminuar, të nëpërkëmbur, të harruar.
Me të vërtetë është për keqardhje që në këtë datë, që do të duhej të ishte festive, duhet që tash e sa vite me radhë të numërosh dhe të shkruash vetëm për dëshprime dhe zhgënjime.
Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit ka mbetur për vite të tëra jo vetëm i anashkaluar, por fatkeqësisht i patrajtuar as profesionalisht, as teknikisht, as ligjërisht.
Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues.
Është ditë e krenarisë, për këtë kategori të punëtorëve, që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësishtë humanë, e që në mbarë botën vlerësohet dhe çmohet.
Porse, tash e sa vite shpëtimtarët tek ne nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kanë mjete dhe paisje adekuate për punë, nuk ju kompenzohen ndrrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, nuk e kanë të zgjidhur statusin juridik, nuk kanë gradime.
Dhe me të drejtë atëherë duhet të kuptohet mesazhi i tyre, për çfarë arsye të festohet?
Sa e sa herë, zjarrfikësit dëshmuan që duhet të krenohemi me ta, sa e sa herë gëzohemi kur shohim uniformat dhe makinat e zjarrfikësve kur ndodhë ndonjë fatkeqësi, ata rrezikojnë edhe jetën e tyre që të shpëtojnë jetë të njerëzve, por edhe shpëtimin e pronës së qytetarëve.
A duhet që si shpërblim nga institucionet e vendit, të injorohen në vazhdimësi, unë mendoj që jo!
Vitin që lamë pas, ka pasë mjaft aktivitete, konferenca, ngritje zëri nga sindikata e zjarrfikësve, shoqëria civile, edhe Qeveria e Kosovës në një prej mbledhjeve të saj ka marrë vendim që të fillohet me zgjidhjen e problemeve të kësaj kategorie të punëtorëve, madje në shumicën e diskutimeve në atë mbledhje fjalia dominuese ishte, që heronjëve (zjarrfikësve) tu kthehet dinjiteti, ashtu siç edhe e meritojnë, por e gjithë kjo akoma ka mbetur vetëm në letër dhe si formë e vullnetit të mirë, pa ndonjë lëvizje konkrete para.
Është koha e fundit që institucionet e Kosovës të qartësojnë shpejtë dhe saktë zgjidhjen e kërkesave të zjarrfikësve shpëtues dhe të ndajnë buxhetin e nevojshëm për këtë kategori punëtorësh sakrifikues në Kosovë.
Duhet që shpëtimtarëve t’u mundësojnë që 4 Majin e ardhshëm, ta presin vërtet në mënyrë festive, me kërkesa të zgjidhura, me plot aktivitete solemne, të motivuar dhe të lumtur.
Duhet që vitet e kaluara të mbesin vetëm si një përvojë e hidhur por e tejkaluar e këtijë institucioni të rëndësishëm të sigurisë së Kosovës.
Në vend të urimit të 4 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve Shpëtues, Qeveria do të duhej të reflektojë mbi kërkesat e tyre.
Është detyrim i Qeverisë që të përmirësojë kushtet e këtij shërbimi, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.
Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)