Pretendimet e partisë në pushtet se shkalla e papunësisë në Kosove është 4 për qind, më e ulëta në Evropë, nuk janë të rastësishme.
Ato derivojnë nga një besim i saj se çkado që i ofron opinionit publik ai është i “detyruar” ta pranojë.
Dhe ky fakt shpreh edhe një ndryshim tjetër që ka ndodhur sa i përket qasjes së pushtetit në raport me opinionin.
Në te kaluarën partite politike e trajtonin votuesin e Kosoves si agjent racional. E konsideronin si një qenie që lufton për realizimin e interesave individuale. Edhe pse nuk i mbanin premtimet, megjithatë e konsideronin kete forcë si faktorin kryesor mobilzues. Ato e dinin se shkalla e papunësisë ishte e lartë, prandaj te paktën zotoheshin per hapjen e vendeve te reja të punës.
Ndërkohë, sot pushteti aktual po ndjek nje strategji tjeter. E vërteta nuk jane hulumtimet e opinioninit publik sikur se ato të UNDP-së. As të dhenat e Agjencisë së Statistikave te Kosovës mbi shkallen e papunësisë.
Pra thjesht qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Ata duhet te pajtohen me satistikat e pushtetit dhe ta konsiderojnë veten të punësuar edhe pse realisht nuk janë. Kjo edhe është aryseja se pse pushteti aktual nuk ka nevojë të bëjë premtime të tilla. Sepse realiteti është ashtu si ai e paraqet.