Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhje të marrëveshjes për Shërbime të Transportit Ajror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuara (Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë e Veriut).
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo marrëveshje është propozuar nga Britania e Madhe pas daljes së saj nga BE-ja.
“Është kërkuar që të arrihet një marrëveshje bilaterale. Përmes kësaj marrëveshje mundësohet lëvizja qytetarëve”, ka thënë Lekaj.