Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:

  • Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësor dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.
  • Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022.
  • Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020.
  • Vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtarë dhe zbatimin e tij.

Të ngjashme