Kabineti qeveritar ka miratuar draftin e koncept-dokumentit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se kërkon të miratohet ky koncept dokument që t’i hapë rrugë fuqizimit dhe pjesëmarrjes së rinisë.
“Paraqet një masë të qëndrueshme për të vazhduar mbështetjen e politikave dhe kërkesave të të rinjve”, tha Gashi, raporton EO.