Qeveria me projekt-udhëzim, u ndalohet pjesëmarrja fëmijëve në klubet e natës

Prishtinë | 09 Gus 2023 | 10:43 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar një projekt-udhëzimit administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve për të mirën e fëmijëve dhe se ai synohet të realizohet përmes policisë, shërbimeve sociale, prindërve e kujdestarëve, raporton Ekonomia Online.

“Ky projekt-udhëzim administrativ buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe është hartuar në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme dhe se do të mund të cenojnë jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe interesin më të mirë të fëmijëve”.

“Po e bëjmë këtë projekt-udhëzim administrativ dhe kjo synohet të arrihet përmes krijimit të mekanizmave dhe ndarjes së përgjegjësive e obligimeve ndërmjet policisë, shërbimeve sociale, si dhe autoriteteve publike e prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve e personave përgjegjës si palë të treta me ndikim në situata të cilat rregullohen nga ky projekt-udhëzim”.

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se ky udhëzim është ndërtuar mbi parimet e Konventës për mbrojtjen e fëmijëve, raporton EO.

“Fryma e këtij projekt-udhëzimi është në mbrojtjen e fëmijës duke krijuar mekanizmat përgjegjës nëpërmjet caktimit të përgjegjësive të autoriteteve publike, nga Policia, shërbimet sociale, deri tek obligimet e prindërve, bizneseve dhe personave përgjegjës karshi marrjes së masave të nevojshme për ndalime e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet te natës”, tha ai.

Të ngjashme