Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të përjashtohet nga fushëveprimtaria e ligjit për Prokurim të Lartë publik për Ministrinë e Punëve të Jashtme për pajisjen me sistem të lartë të sigurisë së komunikimit.
“Për realizimin e këtij projekti janë planifikuar 2.8 milionë euro”.
“Zgjidhja që do të bëhet ofron mbrojtjen e informacionit dhe siguri të lartë të komunikimit mes misioneve diplomatike”, tha ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, raporton Ekonomia Online.