Ekonomia Online
FUNDIT

Qeveria miraton Projektligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës

Qeveria miraton Projektligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës

Me propozim të ministres Dumoshi, Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Filharmonisë së Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, vendim ky i marrë pas propozimit të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. […]

Me propozim të ministres Dumoshi, Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Filharmonisë së Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, vendim ky i marrë pas propozimit të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ministrja Vlora Dumoshi tha se ky projektligj është i rëndësishëm sepse rregullon të gjitha aspektet e rëndësishme të tre institucioneve me peshë për kulturën por edhe shtetin e Kosovës, sic është rregullimi i organizimit të veprimtarisë dhe funksionimit të Filharmonisë së Kosovës, Operës së Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilat ushtrojnë veprimtari kulturo-artistike me interes të veçantë për vendin. Po ashtu ligji krijon bazën e themelimit të institucionit Opera e Kosovës, e cila me shpresë në një të ardhme jo të largët do t’i bashkohet listës së institucioneve kulturore.

Ndër të tjerash ministrja Dumoshi tha: “Projektligji ka hyrë në plotësim ndryshim për shkak të preambulës me logon e UNMIK-ut, por edhe për të evituar pengesat që kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punëve të institucioneve, dhe gjatë hartimit është konsideruar se duhet të jetë Ligj i ri. Ky projektligj i ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme të shqyrtimit, konsultimit me institucionet relevante dhe diskutimet publike me grupet e interesit dhe ka marrë aprovimin e të gjitha instancave relevante edhe përkundër vështirësive për shkak të përballjes me pandeminë Covid 19”.

Marrë parasysh që Projektligji për Filharmoninë e Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës është akt me rëndësi për institucionet kulturore që u dedikohet, ju ftoj që ta votoni atë – tha ministrja Dumoshi në ekspozenë e saj para ministrave.

Të ngjashme