Qeveria miraton Projektligjin për Prishtinën

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 14:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Prishtinën. Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se zvarritja e miratimit të këtij ligji ka qenë e panevojshme, ngase kryeqyteti ka nevojë për këtë ligj.

Haradinaj tha se ky projektligj bazën ligjore e ka në Kushtetutën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Me këtë ligj territori i kryeqytetit është i njëjtë. Kryeqyteti ka stemën vulë dhe emblemën”, tha Haradinaj.

Ndërsa Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka thënë se dikasteri që drejton do të planifikojë implikimet buxhetore që do të ketë ky ligj dhe se me kohë do të shohin mundësitë për të mos pa vështirësi në miratimin e tij.

Neni 13 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligji për Vetëqeverisje Lokale parashohin që statusi i kryeqytetit të rregullohet me ligj të veçantë, raporton EO.

Më këtë Ligj Prishtina do të këtë kompetenca më të mëdha në shumë fusha, ndërkaq synohet të rregullohen kufijtë komunal, do të ketë grant me të madh qeveritar etj.

Të ngjashme