Qeveria e Kosovës në mbledhjen sotme ka aprovuar Strategjinë e Energjisë së Kosovës 2017-2026, të cilën e ka prezantuar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me ç’rast tha se ky dokument synon krijimin e një sektori të zhvilluar të energjisë, të padëmshëm për mjedisin dhe shëndetin, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenies shoqërore në Kosovë në kuadër të një tregu të lirë dhe konkurrues të energjisë.
Po ashtu, Ministri Lluka ka propozuar për miratim Koncept Dokumentin për Ndërmarrje Publike, që ka për qëllim ndryshimin e kornizës së re ligjore primare dhe sekondare për sa i përket Ndërmarrjeve Publike, duke thënë se MZHE ka punuar intensivisht në hartimin e këtij dokumenti, me përkrahjen edhe të donatorëve siç është IFC.
“Kjo do të definojë detyrat dhe përgjegjësitë e mekanizmave që ushtrojnë këtë të drejtë dhe ngritjen e nivelit të llogaridhënies lidhur me performancën e NP-ve. Hartimi i Ligjit të ri dhe akteve nënligjore të reja, do të mundëson harmonizimin e planeve të bizneseve të ndërmarrjeve me politikat e përgjithshme zhvillimore dhe ato sektoriale, rritjen e efikasitetit dhe kualitetit në qeverisje të Ndërmarrjeve Publike, arritjen e nivelit më të lartë të transparencës së Ndërmarrjeve Publike si dhe mundëson rritjen e nivelit të besueshmërisë më të lartë të konsumatorëve/ klientëve”, tha kreu i MZHE-së.
Duke folur për Strategjinë së Energjisë, kreu i MZHE-së, tha se krahas angazhimeve për arritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, Qeveria me mbështetjen edhe të institucioneve tjera shtetërore, institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve, do të angazhohet që të zbatojë praktikat më të mira të vendeve të ngjashme me Kosovën, për trajtimin e komuniteteve të prekura nga aktivitetet e prodhimit të energjisë elektrike.
Për fund, Ministri Lluka potencoi se ky dokument strategjik plotëson të gjitha kriteret për të qenë një udhërrëfyes i qartë i politikave dhjetëvjeçare të Kosovës për sektorin e energjisë, dhe me kërkesë te ministrit Lluka, kabineti qeveritar aprovoi këtë dokument mjaftë të rëndësishëm.
Me qëllim të përgatitjes së debatit në Qeveri, është emëruar Komisionin Ministror për NP, bazuar në neni 5 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, që obligim ka paraqitjen e propozimeve ose vërejtje mbi çështjet e NP-ve.
Miratohet shqyrtimin e nismës për fillimin e negociatave për fonde shtesë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë
Qeveria e Kosovës ma miratuar gjithashtu edhe shqyrtimin e nismës për fillimin e negociatave për fonde shtesë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Këto nisma kanë të bëjnë me rritjen e grandeve për të rinjtë në Kosovë për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, për rritje të kapitalit të garancisë e të tjera.
Bedri Hamza tha se këto nisma janë shumë me rëndësi andaj edhe pret nga kabineti qeveritar për miratim.
Hamza theksoi se dy nismat për fonde shtesë dhe për rritje të kapitalit të garancisë janë gjithsej 7 milionë e 450 mijë euro.
Për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore do të jepen 194 milionë euro.
Hamza tha se do të ketë implikime buxhetore por paraparë që rritja buxhetore të bëhet në bazë të zhvillimit ekonomik.
Por thotë që nëse e marrim humbjen e disa milionëve në krahasim me punën me zvogëlimin e papunësisë, këto masa do të ndikojnë më vonë.
Humbja e disa milionëve për lehtësimin e punës së prodhuesve sipas Hamzës nuk do të ndikojë keq në buxhet pasi rritjen e buxhetit e kanë parapara në bazë të zhvillimit ekonomik që do të bëhet.