Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 200 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave tjera emergjente të NPQ “Aeroporti i Gjakovës SH.A.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se kjo ndërmarrje nuk ka asnjë burim të të hyrave, andaj kanë vendosur që t’i dalin në ndihmë.
“Aeroporti i Gjakovës ka kërkuar 400 mijë euro mirëpo unë propozoj që të ndajmë gjysmën e kësaj shumë”, ka thënë ai
Nis mbledhja e Qeverisë, edhe ministrat e PDK-së janë prezent
Qeveria në largim e udhëhequr nga Isa Mustafa ka filluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje janë prezent shumica e ministrave të LDK-së dhe PDK-së.
Kjo mbledhje ishte e paraparë të mbahet te premten e kaluar, por dështoi pasi që ministrat kompetent nuk ishin prezent, raporton Ekonomia Online.