Qeveria ndan 236 mijë euro për kompensim të dëmeve në bujqësi

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 08:37 | Nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të subvencionojë të gjithë fermerët që janë dëmtuar nga vërshimet.

Drejtori i departamentit për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Isuf Cikaqi ka treguar se Qeveria ka ndarë 236 mijë euro derisa sipas vlerësimeve të tyre, fermerët në gjithë Kosovën janë dëmtuar në vlerë prej 1.7 milionë euro.

Cikaqi ka bërë të ditur se shuma e ndarë është 25 % e vlerës së dëmeve totale që janë shkaktuar nga vërshimet.

“Ne si Ministri e Bujqësisë kemi bërë kërkesë dhe Qeveria në mbledhjen e somte ka aprovuar kërkesën duke ndarë shumën që është 25 % e vlerës totale të dëmeve, duke ia bashkangjitur edhe një shumë që e ka ndarë në pjesën e parë të vitit që është 160 mijë euro”.

“Vlera totale e kompensimit është pra 423 mijë euro, shumë e cila do tu shpërndahet ekonomive bujqësore duke u transferuar në buxhetin e komunave përkatëse dhe ato më pas do ta shpërndajnë tek ata fermerë që kanë pësuar nga fatkeqësitë natyrore”.

Ai poashtu ka treguar se jo të gjitha komunat e Kosovës kanë pasir dëme nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

“Kosova goditet nga fatkeqësitë natyrore, por jo çdo vit me intensitet të njejtë, këtë vit kemi pasur dëme  në 21 komuna pra për fat nuk janë goditur të gjitha komunat”.

Cikaqi ka thënë se Ministria e Bujqësisë nuk ka buxhet që të kompensojë vetë fermerët, andaj edhe kanë bërë një kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës.

“Ne si Ministri kemi bërë kërkesë që nënkupton që nuk kemi buxhet dhe kemi menduar që është më mirë të kompensohen një pjesë e atyre që janë dëmtuar”.

Sipas tij, zgjidhja për kompensimin e të gjithë atyre që dëmtohen është ndërtimi i një projekti që merret me sigurimin e kulturave bujqësore ku Ministria e Bujqësisë do të ishte si garanci te kompanitë e sigurimeve. (KlanKosova)

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme