Qeveria ndan 800 mijë euro për ndërtimin e shtratit të Mirushës

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 12:56 | Nga

Në prani të zëvendëskryeministrit, njëherit ministrit të MPJ-së, Behgjet Pacolli dhe deputetëve Islam Pacolli e Valentina Bunjaku, sot në Gjilan është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet ushtruesit të Detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Përmes këtij memorandumi Qeverina ndan 800 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Mirusha.

Pacolli deklaroi se në Gjilan po investojnë 800 mijë euro për realizimin e këtij projekti dhe se shumë shpejtë do të fillojnëë së realizuari edhe projekte tjera në fushën e mjedisit dhe fushave tjera në Anomoravë.

“Gjilani me vite ka qenë i anashkaluar nga qeveria qëndrore por më nuk do të anashkalohet sepse qytetarët gjilanas meritojnë investime në ngritjen e standartit jetësor”, deklaroi Pacolli.

Matoshi deklaroi se ky projekt do të përfundojë brenda dy viteve dhe krahas këtij projekti do të punojmë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Gjilan, në rehabilitimin e digave, menaxhimin e duhur të mbeturinave etj.

Haziri e mirëpriti përkrahjen përderisa Matoshi e Pacolli premtuan mbështetje për Gjilanin edhe në shumë projekte të tjera në këtë komunë.

Ai falendëroi Pacollin dhe Matoshin për përkrahjen dhënë Gjilanit, duke deklaruar se ky projekt do të zgjidhë një nga problemet me të mëdha që ka sot Gjilani.

 

 

Të ngjashme