Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka prezantuar në mbledhjen e Qeverisë, detaje rreth themelimit të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës.
Lluka tha se kjo ndërmarrje do të jetë nënshkruese e marrëveshjes për blerjen e energjisë, raporton Ekonomia Online.
Ai më tutje ftoi ministrat përgjegjës që të marrin pjesë në mbledhjen që do ta mbahet të premten në të cilën do të diskutohen detajet lidhur me këtë çështje.