Qeveria paguan borxhin e ujit të familjeve me asistencë sociale

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që familjeve që plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajë borxhin ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit.

Këtë vendim, kryeministri Ramush Haradinaj e ka marrë pas rekomandimeve të Këshillit Ndërministror i Ujërave.

“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit. Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/995136243944123/?type=3&theater

Të ngjashme