Ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme që do të konkurrojnë, por nuk do ta marrin ndihmë shtetërore nga Plani për rritje ekonomike, nuk do të kenë mundësi ankimimi.
Megjithatë, drejtori i Fondit për inovacione siguron se janë minimale mundësitë për keqpërdorime gjatë vendimmarrjes se kush do t’i marrë mjetet. Ndryshe, përveç përfaqësuesve nga kabineti i kryeministrit Zaev dhe zëvendësit të tij, Koço Angjushev në Komision do të ketë ekspertë dhe anëtarë të tre Odave ekonomike.
“Do të kemi afat të mjaftueshëm prej disa javëve, ku do të bëhet kontrolli administrativ dhe personat profesionist mund të bëjnë vlerësim dhe të marrin vendim” – tha Jovan Despotovski, drejtor i Fondit për inovacione.
Sipas Lidhjes së odave ekonomike, problematike është se një pjesë e kompanive të vogla dhe të mesme vendore nuk kanë kapacitet që vet t’i shkruajnë projektet për marrjen e mjeteve pa kthim të shtetit.
“Nga ana jonë, tashmë po ndërmarrim aktivitete për rritjen e kapaciteteve, drejtpërdrejtë nga kompanitë si dhe lidhjen plotësuese mes tyre mes profesionistëve, ekspertëve dhe shfrytëzuesit potencial që të kemi aplikacion cilësorë dhe shfrytëzim të mjeteve” – u shpreh Aleksandar Zarkov, drejtor ekzekutiv i Lidhjes së odave ekonomike.
Ndryshe, në dispozicion janë gjithsej 10 milionë euro asistencë shtetërore. Por, secila nga kompanitë do të ketë rastin të fitojë rreth 300 mijë euro. Marrëveshjet e para pritet të lidhen në fund të korrikut./Alsat-M