Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin KV014-16, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare 5-vjeçare në vlerë nominale prej 20 milionë euro, me qëllim përkrahjen buxhetore.
Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 41.89 milionë euro, kurse janë pranuar vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro.
“Norma e interesit për këtë ankand ishte 1.46% vjetore, gjë që paraqet një dallim relativisht të lartë prej -2.05 pikësh përqindje krahasuar me normën e interesit të ankandit të fundit të obligacioneve 5-vjeçare, e cila ishte 3.51%”.
“Sipas rregullores, kuponi për këtë emetim do të jetë 1.40%, kurse pjesa tjetër prej 0.06% do të aplikohet si zbritje, ku si rezultat nesër realizojmë të hyra buxhetore në llogari shumën 19 945 962 15 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Blerësit sipas kategorive janë:
Bankat: 19.83 milionë euro;
Fondet Pensionale: 0.11 milionë euro.