Qeveria shpronëson pronat për Zonën Ekonomike në Malishevë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 14:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për shpronësimin e pronave të cilat preken nga themelimi i Zonës Ekonomike në komunën e Malishevës, konkretisht zonat kadastrale Banjë, Bellani dhe Senik, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka bërë propozimin. “Ne propozojmë shpronësim të këtyre pronave dhe vendosjen e tabelave që janë në kuadër të këtij vendimi”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar raporton për gjendjen e natyrës për vitet 2015-2017.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se qëllimi i raportit është informimi i publikut për natyrën. “Raporti mban të dhëna të ndryshme sa i përket natyrës. Pjesë e rëndësishme e raportit janë edhe masat e marra”, tha Matoshi.

Të ngjashme