Ekonomia Online
FUNDIT

Qeveria: Sulmi ndaj Vllasit i papranueshëm

Qeveria: Sulmi ndaj Vllasit i papranueshëm

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar  sulmin e armatosur, i cili la të plagosur avokatin Azem Vllasi. Duke i uruar shërim të shpejtë z. Vllasi, Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike. Qeveria e Kosovës, po ashtu, ka ftuar  institucionet […]

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar  sulmin e armatosur, i cili la të plagosur avokatin Azem Vllasi.

Duke i uruar shërim të shpejtë z. Vllasi, Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, ka ftuar  institucionet kompetente të rendit dhe drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë kryesit e këtij akti kriminal.

Të ngjashme