Qeveria e Kosovës po synon ta shndërrojë komunën e Obliqit në një qytet të gjelbër. Përkundër ndotjes së madhe nga termoelektranat e KEK-ut, ekzekutivi po zotohet që në bashkëpunim me nivelin lokal të përmirësojnë cilësinë e ajrit në këtë qytet.
Këto zotime qeveritare erdhën gjatë ditës së sotme, ku zëvendëskryeministri Besnik Tahiri së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Ambientin, Muharrem Nitaj vizituan Komunën e Obliqit.
I dyti i qeverisë gjatë kësaj vizitë shprehu fjalët më të mira për kryetarin e komunës së Obliqit, Xhafer Gashi, i cili sipas tij ka treguar një lidership në menaxhim.
“Zotëri Gashi me angazhimin e tij dhe lidership in në Obliq ka dhënë një argument se është një kryetar model, përveç punës që e bënë ka treguar edhe një lidership për kërkesën e miratimit të Ligjit për Obliqin…diskutuam nevojat që duhet t’i ngrisim që sa më shumë të ndohmoë qytëtin dhe komunën në mënyrë që ambientin dhe ajrin të kemi sa më të mirë në këtë qytët dhe u zotiam për një mbështetje afatmesme në këtë qytet”, tha ai.
Ndërsa, zëvendësministri, Nitaj tha se po punojnë që Obliqin të shndërrojmë në qytet të gjelbër.
“Po provojmë në bashkëpunim me komunë dhe pushtetin qendror që Obliqin të shndërrojmë në një qytet të gjelbër. Besoj që jemi në një rrugë të mbarë dhe mbështetja nuk do të mungojë”, tha ai.
Ndërsa i pari i Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi tha kjo vizitë është dëshmi e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.
“Kjo është dëshmi që pushteti lokal me pushtetin qendror janë në bashkëpunim të vazhdueshëm. Obiliqi nuk do t’i kishte këto suksese po të mos oshte niveli qendror i kaluari dhe i tanishmi. Unë i njoftova për zhvillimet që janë në komunën tonë, ne do të vazdhojmë bashkëpunimin me nivelin qendror”, tha ai.
Pas takimit në objektin e komunës, që të tre zyrtarët institucionalë vizituan sheshin e qytetin dhe një park në qytet.