Qeveria tërhoqi platformën nga dështimi i sigurt

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 08:06 | Nga

Ndonëse pritej që në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës të diskutohej platforma për dialogun, Qeveria e Kosovës mori vendim që ta tërhiqte nga rendi i ditës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një vendim i tillë erdhi pasi koalicioni nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta miratuar këtë projektplatformë.

Kështu konsiderojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se deklarimet e partive politike kishin bërë me dije se platforma do të dështonte së votuari.

Sipas tyre, edhe po qe se platforma kalon në ditët në vijim me një shumicë të thjeshtë në Parlament, duhet sa më shpejt të arrihet një konsensus i gjerë politik, meqë do të ketë problem edhe për ratifikimin e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Kjo pasi për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 2/3 e votave të deputetëve.

Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e pozitës konsiderojnë se do të arrihet një konsensus rreth procesit të dialogut. Vendimin e Qeverisë për ta tërhequr platformën ata e cilësojnë si veprim tërësisht të duhur.

Për dallim prej tyre, përfaqësuesit e opozitës thonë se platforma e cila kishte ardhur në Kuvend nuk mund të quhet fare platformë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme