Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për themelimin e komisionit ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Avdullah Hoti propozoi që të themelohet ky komision, i cili do të jetë këshillues ndaj Qeverisë dhe do të përbëhet nga profesionit shëndetësorë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj propozoi që këtij komiteti t’i shtohen edhe përfaqësues nga pacientët.