Ekonomia Online
FUNDIT

Qeveria thotë se vaksinat në veri s’kanë hyrë në mënyrë legale, paralajmëron masa nëse ka ndodhë një gjë ilegalisht

Qeveria thotë se vaksinat në veri s’kanë hyrë në mënyrë legale, paralajmëron masa nëse ka ndodhë një gjë ilegalisht

Qeveria e Kosovës, ka thënë se në bazë të të dhënave nga Dogan dhe Policia Kufitare, s’ka të dhëna se vaksinat anti-covid për qytetarët në veri të Kosovës, kanë hyrë në mënyrë legale. Sipas komunikatës së Qevëerisë, nëse këto vaksina kanë hyrë në mënyrë ilegale do të merren masa. “Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë […]

Qeveria e Kosovës, ka thënë se në bazë të të dhënave nga Dogan dhe Policia Kufitare, s’ka të dhëna se vaksinat anti-covid për qytetarët në veri të Kosovës, kanë hyrë në mënyrë legale.

Sipas komunikatës së Qevëerisë, nëse këto vaksina kanë hyrë në mënyrë ilegale do të merren masa.

“Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje,  as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse  të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të  informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit.

Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra.

Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje,  as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse  të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Çdo produkt mjekësor që hyn në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet rregullave të importit, qoftë ai donacion apo import i rregullt,  duke pasur autorizim- marketing për produktin, të lëshuar nga AKPPM (Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale).   Nëse një produkt nuk e respekton këtë procedure të rregullt, ai konsiderohet produkt ilegal. Ndërsa organet kompetente ndërmarrin veprimet e duhura ligjore.

Të ngjashme