Qeverisja digjitale në rajon drejt avancimit – Platformat online po lehtësojnë marrjen e shërbimeve nga qytetarët

Prishtinë | 14 Dhj 2022 | 12:36 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Open Data Kosovo (ODK) ka organizuar konferencën me temën “Qeverisja digjitale në rajon përmes Partneritetit të Hapur me Qeverinë dhe Iniciativa të tjera”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konference në të cilën u diskutua për rëndësinë e dixhitalizimit, u theksua se qëllimi i dixhitalizimi është që të ofrojë të dhëna të barabarta për të gjithë qytetarët.

Blerta Thaçi, drejtoreshë ekzekutive e ODK-së, tha se lajmi i se Qeveria e Kosovës ka miratuar planit nacional të veprimit, është një lajm shumë i mirë për rrugën drejt dixhitalizimit në vend.

“Ky aktivitet është shkëmbim i aktiviteteve. Kemi kënaqësinë që kemi lajmin që e kemi  pranuar nga zotëri Canolli, për miratimin e planit nacional të veprimit nga Qeveria e Kosovës, ky është një lajm shumë i mirë”.

Kushtrim Canolli, nga Zyra e Kryeministrit, tha se në Kosovë është duke u përdorur platforma e-Kosova në të cilën qytetarët mund të kryejnë disa shërbime për marrjen e një numri të  madh të dokumenteve.

Sipas tij, në Kosovë është duke u punuar që në platformë të ofrohen deri në 1 000 shërbime online, e që ky projekt pritet të përfundoj deri në vitin 2023.

Canolli foli edhe për planet e ardhshme të Qeverisë për këtë çështje, ku tha se për dixhitalizim është fokusuar edhe vetë kryeministri Kurti.

Ai shtoi se Qeveria do të përdorë konferenca, fushata e mediat për t’i njoftuar qytetarët për rëndësinë e dixhitalizimit.

“Gjithë qytetarë do të kenë qasje në këtë dokument në tri gjuhë. Shtylla e parë e këtij plani është qeverisja dixhitale. Ne kemi përdorur platformën e-Kosova për vaksinim dhe më pas kemi shtuar edhe shërbime të tjera. Kemi marr shembujt e Maqedonisë, kryesisht jemi duke e zhvilluar atë projekt që në fund të vitit 2023 ta kemi atë platformën që do të ketë mbi 1 000 shërbime”.

“Jemi duke intervenuar në prokurorim, në thesarin e Kosovës tek financat, sepse kemi dëgjuar se ka shumë falsifikime sa i përket pagesave. Sepse pagesat marrin shumë kohë me orë, dhe me dixhitalizim pagesa do të bëhet për 20 sekonda e gjitha kjo do të bëhet në vitin 2023. Jemi në diskutim edhe në një projekt nga Beogradi. Po ashtu kemi nënshkruaj edhe një marrëveshje me Francën sa i përket dixhitalizimit”, tha ai.

Lidija Lujmoviq, nga Ministria e Administratës Publike në Malin e Zi, tha se në këtë shtet është në përdorim platforma online e-Pjesëmarrja, por që nuk është e njohur shumë nga qytetarët.

Sipas saj, plani nacional i veprimit në Malin e Zi përfshinë 5 fusha tematike.

Lujmoviq, tregoi planet e Qeverisë së Malit të Zi duke shtuar se Qeveria atje është duke planifikuar që në dixhitalizim të përfshihet edhe niveli lokal, raporton EO.

“Tani do të ndaj draftin tonë për planin nacional të veprimit, tani kemi 5 fusha tematike ne planin  e ri dhe kemi dy drejtori në administratën publike të cilat janë të fokusuar dhe janë duke i ndjekur dixhitalizim brenda tyre. Jemi duke bërë analizën e portalit e-Pjesëmarrja, kjo nuk është e njohur shumë për qytetarët. Kemi 3 propozime dhe zbatimin e një fushate nacionale”.

Milosh Pavkoviq, nga Qendra e Politikave Evropiane në Serbi, tha se ky shtet ka bërë hapa shumë të rëndësishme në dixhitalizim.

Ai tha se edhe në Serbi është funksional portali e-Konsultimi në të cilin qytetarët mund të kryejnë shërbime të ndryshme.

Pavkoviq, tha se Qeveria në Serbi është në fund të planit të dixhitalizimit, por që ka edhe shumë plane të tjera për këtë çështje.

“Përkundër gjitha dallimet që kanë Kosova dhe Serbia, unë jam duke e mbështetur qeverinë e Kosovës në këtë plan. Jemi duke ndjekur procesin nga fillimi deri në fund. Dixhitalizimi doli në Serbi në 2017, mund të themi se dixhitalizimi është prioritet i qeverisë. Nga 12 zotime, 6 lidhen me zotimin. Edhe Serbia e ka portalin e-Konsultimi, tani është i hapur edhe për njerëzit me shërbime të ndryshme”.

“Është e rëndësishme që Qeveria të bëjë fushata që t’i njoftoj për këtë platformë. Mendoj që kjo është një punë shumë e mirë që është kryer deri më tani. Është shumë me rëndësi luftimi i dhunës ndaj fëmijëve, dhe ato të raportohen në një vend të vetëm ku ne mund t’i shohim”, tha ai.

Në këtë diskutim u fol edhe për problemet dhe vështirësitë që mund të hasin qytetarët në këto platforma, sidomos në aplikim. Por sipas pjesëmarrësve shtetet do të punojnë në këto çështje.

Të ngjashme