Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për raundin e dytë në atë komuna, të cilat nga raundi i parë nuk arritën që të zgjedhin se kush do të udhëheq në mandatin katërvjeçar.
Shumica e partive politike por edhe kryetarët e degëve apo edhe vet kryetarët e zgjedhur, tashmë kanë nisur negociatat me subjektet e tjera, varësisht se kush ka dal i dytë apo i tretë, për të arritur një ujdi se si do të ndahen drejtoritë dhe kush sa do të marrë.
Gjithçka që tashmë është zyrtar,e vetëm një komunë ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Kuvendit.
Është Fadil Nura, kryetar i zgjedhur i Skenderajt që me 30 nëntor ka ftuar këtë takim, por pa dhënë detaje se më kë do të qeverisë në mandatin katërvjeçar.
Prishtina e Prizreni, ku LDK e PDK do të qeverisin nuk kanë dhënë shumë detaje se kush më kë do ta ndajë “tortën e pushtetit”, por që jo zyrtarisht disa herë është thënë se marrëveshja mes këtyre dy subjekteve ka qenë “ndihmon në Prishtinë, të ndihmoj në Prizren”.
Por Prizreni gjithçka që dihet deri më tani është së do të udhëhiqet nga Shaqir Totaj, i Partisë Demokratike të Kosovës.
Totaj së paku zyrtarisht nuk ka dhënë detaje se cilat drejtori, nënkryetari apo edhe Kryetari i Kuvendit Komunal, cilës parti do t`i takojnë.
Gazeta Blic nga burime të saja ka kuptuar se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme.
“Pazari” tashmë thuajse është kryer ndërmjet PDK-së dhe Nismës në Prizreni dhe pritet vetëm zyrtarizmi.
” Tri drejtori do t`i ketë Nisma në Prizreni, por ende nuk është vendosur se cilat do të jenë ato”, ka thënë ky burim i afërt me partinë që ka fituar zgjedhjet në këtë qytet.
Gazeta Blic ka kontaktuar me Zafir Berishën kryetar i degës së NISMA, por ai shkurt është përgjigjur se nuk ndodhet në Kosovë.
Nënkryetari i komunës së Prizrenit, kanë treguar burimet e Gazeta Blic se tashmë “është i rezervuar” për Lidhjen Demokratike të Kosovës në rast se kjo e fundit arrin ujdi me Shaqir Totajn për bashkëqeverisje.
Përveç kësaj sigurisht se LDK do të kërkoj edhe disa drejtori.
Mundësinë që do të jenë pjesë e qeverisjes në Prizren nuk e ka përjashtuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjegjësisht kryetar i degës atje Lulzim Kabashi.
“Të lehtë dhe të shpejt” e kanë cilësuar ujdinë që mund ta bëjnë Shaqir Totaj e Lulzim Kabashi.
Ndërkohë, sipas marrëveshjes së arritur para balotazhit, thuhej se drejtoritë do të ndahen sipas fuqisë që partitë kanë në Asamble.
Kjo është marrëveshja e arritur ndërmjet PDK-së e AAK-së në Prizren më 3 nëntor.
Në zgjedhjet e 14 nëntorit Shaqir Totaj e ka mundur Myhater Haksukën e Lëvizjes Vetëvendosje duke fituar 51.01 përqind apo 27 mijë e 17 vota.
Haskuka ishte i dytë me 48.99 përqind apo 25 mijë e 952 vota