Pra, shkrimin me titull “Qeverisje mbi koston e Idealizmit” po e fillojë me thënien e famshme,“Se të futësh moralin në politik është njësoj si të lozësh me zjarrin”, (Hegeli).Andaj, në këtë kontekst duhet të cekim se edhe idealistët e vërtet mund ti gjesh në një tryezë komiteti, por, para së gjithash duhet potencuar se shumica e idealistëve në fjalë, demagogët, dhe popullsitë që i dëgjojmë në mitingje politike, bëhen çuditërisht konkret dhe realistë.
Sa kushton idealizmi politik në kohën tonë?
Natyrisht që demokracia ka, dhe duhet të ketë edhe bazën e vet morale, sipas GiovanniSartorit, megjithatë, bazat morale të çdo sistemi politik të lirë kanë të bëjnë me ndjenjën e detyrës, me kuptimin e thjesht se të drejtat nënkuptojnë edhe detyrime, dhe se ka kuptim kur diçka bëhet “pa shpërblim”, apo thënë ndryshe gratis.
Mirëpo, ndjenja e detyrës, puna e pa shpërblyer për një çështje të dhënë e të tjera si këto janë prishur nga shikimi i politikës në prizmin e ekonomisë. Si kundër kësaj, mund të themi atë, që e kanë theksuar disa autorë të huaj, që kriza e demokracisë së sotme është më e fort, dhe me e thellë se një krizë e brezave të saj etik.
Por, nëse themi që më demokraci nënkuptojmë pushtet të popullit, atëherë shtrohet pyetja se cila mund të jetë e kundërta e demokracisë, e që në fakt janë disa tipe qeverisëse, si : tirania, despotizmi, autokracia, absolutizimi, diktatura, autoritarizmi, si dhe ajo më e keqja, totalitarizmi. Dhe, nga të gjithë këto tipe të qeverisjes, lirisht mund të themi se : Totalitarizmi dhe autoritarizmi janë anët apo thënë më mirë, polet më të kundërta të demokracisë, por, shikuar në dioptrinë analitike, mund të konstatojmë se totalitarizmi është mohimi më i plotë i demokracisë.
Autoritarizmi rrjedh nga fjala e autoritaritetit që si nocion ky i fundit nuk ka pasur konotacion negativ por mirëvlersues, dhe vetëm se me kohë i është shtuar një izëm, e që në fakt tregon për shpërdorim të autoritetit, apo thënë më saktë, kjo e nënkupton autoritetin që e mbyt lirinë, e që e quajmë ndrysheme termin autoritarizëm.
Pra, për romaket autoriteti apo (auctoritas) i përkiste themeluesit të qytetit, e që kishte të bënte me trajtimin e historisë apo të së kalurës, dhe fillimit të një diçkaje të re.
Para së gjithash duhet të thënë, se një studim i UNESCO-s, e thekson se termi autoritet d.m.th si pushtet gjerësisht i pranuar, i njohur, dhe i ligjshëm.
Prandaj, nëse mund të themi se termi autoritet ndryshon shumë me pushtetin politik i cili asocon më shumë me shtrëngim, sanksionim, dhe dhunë, apo ashtu siç e potencon M.Veberi, se me pushtet nënkuptojmë pasjen e monopolit të ligjshëm të dhunës. Në ndërkohë, pushteti jep urdhëra dhe mbështetet po qese është nevoja në dhunë, autoriteti bën thirrje, dhe konsideroj që nuk është më në nivelin e detyrës së tij, po qe se imponohet me dhunë. Sidoqoftë, autoriteti nuk na shtrëngon të bëjmë diçka, por ai fitohet me prestigj dhe respekt. Aty ku kemi qeverisje me komand, dhe më urdhra nga lart, aty nuk kemi qeverisje me legjitimitet, dhe rëndom ato qeverisje quhen qeveri me krizë autoriteti dhe legjitimiteteti. Pra, sa më i madh është roli dhe shtrirja e autoritetit, apo thënë ndryshe, e të kërkuarit në vend të komanduarit, d.m.th aq më e vogël është dhuna e pushtetit.
Pra, pohimi se kriza e demokracisë është krizë autoriteti ka rëndësi të veçantë, dhe me të drejtë e thekson edhe GoivanniSartori se autoriteti, jo vetëm që nuk është i huaj për demokracinë, po përkundrazi, është formula “par exellence” e pushtetit të saj. Dhe, si konkludim, mund të themi se Ideali që zhvillon dhe emancipon demokracinë nuk është arritja e pushtetit, por përkundrazi, minimizimi i tij, prandaj, zëvendësimi i pushtet-mbajtësve me autoritet-ushtruesit, është qëllimi kryesor i demokracisë si formë e qeverisje, e një sistemi politik.