QKMF “Fahredin Hoti”, në Rahovec pranon donacion në vlerë prej 5 mijë eurove nga IPKO

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 13:57 | Nga

Gjatë ditës së sotme, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjarë “Fahredin Hoti”, në Rahovec ka pranuar donacion në vlerë prej 5 mijë eurove nga IPKO, në ceremoninë e dorëzim pranimit të donacionit me aparatura për repartin e gjinekologjisë të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, Arianit Duraku shef i shitjes në IPKO dhe stafi i QKMF-së.

Gazmend Zeka, gjinekolog në QKMF, tha se aparaturat e pranuara sot si donacion nga IPKO, janë të nevojshme dhe do të ua lehtësojnë punën të gjithë personelit, që punojnë në repartin e gjinekologjisë, por edhe të nënave dhe fëmijëve që do të lindin këtu.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi fillimisht e ka falënderuar drejtorin e shitjes në IPKO, Arianit Duraku për donacionin e dhënë dhe tha se do të kujdesemi që të investojmë sa më shumë në pajisje shëndetësore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët tanë, donacione të tilla janë gjithmonë të mirëpritura nga ana jonë dhe na ndihmojnë që të kemi shërbime më të mira dhe më të avancuara në sferën e shëndetësisë.

Ndërsa Arianit Duraku, shef i shitjes në IPKO, kësaj radhe kemi zgjedhur të bashkëpunojmë me Komunën e Rahovecit me vetë iniciativën e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe se ky nuk do të jetë donacioni i fundit pasi që në të ardhmen, do të shohim mundësit që të ketë edhe donacione tjera, të cilat janë në të mirë të stafit mjekësor dhe qytetarëve që kërkojnë shërbime në QKMF.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme