QKMF-ja në Klinë bëhet me shërbim emergjent

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Në qendrën kryesore të mjekësisë familjare “Nëna Terezë” në Klinë është përuruar të premten hapësira e rinovuar për shërbimin mjekësor emergjent, nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, dhe drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, njoftoi Zyra për informim e kësaj Komune.

Gjatë ceremonisë së përurimit, sipas këtij njoftimi, kryetari Elezaj ka thënë se prej sot qytetarëve të Komunës së Klinës, do të ju ofrohet shërbimi i shpejt dhe cilësor, shkruan sot Koha Ditore.

“Emergjenca nënkupton ndryshimin e përnjëhershëm të gjendjes shëndetësore, që në rast të mungesës së ofrimit të shërbimit të shpejtë shëndetësor rrezikohet jeta ose dëmtohet seriozisht shëndeti i tyre. Prandaj, ne si komunë, duke parë kërkesat e shumta të qytetarëve , e kemi parë primare që të ju ofrojmë qytetarëve shërbime sa më cilësorë, të cilat ju kanë munguar deri më sot”, ka thënë Elezaj.

Vlera e projektit kap shumën prej 22 mijë eurosh, që është financuar nga Komuna e Klinës. Rinovimi është bërë komplet në Shërbimin Emergjent, ku është bërë zgjerimi i numrit të dhomave, gëlqerosja, ndriçimi natyral, rritja e nyjave sanitare, depoja e furnizimit të barnave, sporteli, pajisje të ndryshme për shërbimet emergjente, si dhe pajisja me shtretër të rinj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme