Gjatë ditës së mërkurë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” (QKMF), në qytetin e Rahovecit ka pranuar donacion pajisjet medicinale nga projekti AQH (Shërbimet e Qasshme dhe Cilësore Shëndetësore) i mbështetur nga Qeveria Zvicerane, në vlerë prej 17.140 €.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Rahovecit Munib Durguti ka thënë se ky kontingjent i pajisjeve i dedikohet Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, si dhe 7 Qendrave të tjera të Mjekësisë Familjare në Komunën tonë, ndërsa në ditët në vazhdim do të arrijnë edhe pajisje të tjera në vlerë të ngjashme si këto, të cilat do ti dedikohet po këtyre Qendrave të Mjekësisë Familjare.
Drejtori Durguti shprehet se muaj më parë nga ky projekt kemi pranuar donacion të çmueshëm në sektorin specialistik të Pediatrisë dhe Maternitetit, si dhe trajnimet të vazhdueshme të stafit në këto 2 vitet e para të implementimit të projektit.
Projekt në Komunën e Rahovecit ka filluar të implementohet nga viti 2016, dhe do të vazhdoj deri në fund të vitit 2019.