Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK), nga dje ka vënë në funksion të plotë dhe në kohë reale aplikacionin “Pritjet ne Kufi” në Facebook dhe Twitter, ku qytetarët mund të informohen për pritjet në kufi.
Publikimi i fluksit do të bëhet çdo një orë në të dy rrjetet sociale.
Bashkangjitur gjeni edhe fotot të cilat do të paraqiten në rrjetet sociale, të cilat do të kenë kuptimin si në vijim:
Foto me ngjyrë të gjelbër do të simbolizojë pritjet prej: 03 – 20 minuta;
Foto me ngjyrë të verdhë do të simbolizojë pritjet prej: 20 – 40 minuta;
Foto me ngjyrë të kuqe do të simbolizojë pritjet prej: 40 – 60 minuta apo më gjatë.
Ky është një projekt i Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova.
Qytetarët që janë të interesuar për t’u informuar përmes rrjeteve sociale, referojuni linçeve më poshtë:
https://www.facebook.com/MPBQKMK;