Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka përmbyllur projektin “Rritja e aftësive të Shërbimit Sprovues të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, raporton Ekonomia Online.
Në përmbylljen e këtij projekti u vlerësua se Shërbimi Sprovues i Kosovës, si rezultat i këtij projekti tani është në gjendje më të mirë për trajtimin e rasteve me personat që kanë qenë të radikalizuar dhe trajtimin e këtyre personave për riintegrim në shoqëri.
Drejtori ekzekutiv i QKSS-së, Mentor Vrajolli, ka thënë se deri të nisja e këtij projekti kanë ardhur si shkak i mungesës që Shërbimi Sprovues ka pasur për kapacitet në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe mungesës së programeve për riintegrimit dhe rehabilitimit, e personave që trajtohen në këtë institucion.
Ai tha se në kuadër të këtij projekti përveç trajnimeve janë krijuar edhe dy platforma online.
“Në kuadër të projekti ka pasur një numër të madh të trajnimeve. Ka pasur trajnime që ka trajtuar sfidat e riintegrimit dhe rehabilitim që ballafaqohet SHPK. Në kuadër të këtij projekti janë paraparë që të zhvillohen edhe dy platforma që janë në përfundim tashmë. Njëra ka të bëjë me vendosjen e aktiviteteve nga ana e shoqërisë civile në një platformë të qasshme për të gjitha organizatat për t’u siguraur që puna e OJQ-ve dhe akterëve të tjerë që të sigurohemi që t’i mbulojmë boshllëqet. Platforma tjetër është një data-bazë që është zhvilluar për SHPK në kuadër të kësaj platforme kemi arrit që t’i ndihmojnë SHPK që menaxhimin e rasteve ta bëjë në mënyrë të digjitalizuar dhe kjo do të jetë një nga kontributet më të mëdha të këtij projekti ”, ka thënë ai.
Zëvendësambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Ronald Goldberg, ka thënë se ky është një projekt i një rëndësie të veçantë.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë bërë përmirësimin e legjislacionit dhe kornizës institucional dhe strategjike që lidhen me këtë çështje.
“Ne e përgëzojmë punën e institucioneve të Kosovës, e shohim se kanë bërë përmirësimin e legjislacionit dhe kornizës institucional dhe strategjike. Ne jemi plotësisht të vetëdijshme që luftimi i këtij problemi kërkon vëmendjen tonë dhe përpjekjet e vazhdueshëm edhe sa i përket parandalimit të terrorizmit në vend si dhe lidhur me rehabilitimin e të kthyerve dhe njerëzve më të cilët ata jetojnë. Për ta bërë këtë duhet të sigurohemi që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të ketë qasje gjithëpërfshirës ku institucionet qendrore, si Shërbimi Sprovues, Korrektues, etj. Të gjithë janë të lidhur të koordinuar dhe i ndihmojnë njëri-tjetrit në këtë drejtim. Holanda do të vazhdoj përkrahjen e saj për institucionet e Kosovës në çështje civile duke ndarë përvojat më të mira, në sundimin e lignit, qeverisje së mirë dhe sigurisë”, ka thënë ai.
Shpat Balaj, Ekipi për Sundimin e Ligjit, Ambasada Britanike në Prishtinë, ka deklaruar se me këtë projekt, përmes trajnimeve të përshtatura për Shërbimin Sprovues, kapaciteteve teknike të përmirësuar dhe një fokusim në rehabilitim, projekti ka ndihmuar që Shërbimi Sprovues të jetë më i përgatitur për të trajtuar çështjet e radikalizmit.
“Në Kosovë megjithëse ka përparim të dukshëm në trajtimin e kësaj çështje, rreziqet që lidhen me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshme kërkojnë një vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim të pa ndalur. Përmes trajnimeve të përshtatur për Shërbimin Sprovues, kapaciteteve teknike të përmirësuar dhe një fokusim në rehabilitim, projekti ka ndihmuar që Shërbimi Sprovues të jetë më i përgatitur për të trajtuar këtë fushë sfiduese dhe delikate të punës së tyre”, ka thënë ai.
Eksperti Skender Perteshi, tregoi aktivitetet që kanë marr në kuadër të këtij projekti për ngritjen e kapaciteteve në Shërbimin Sprovues për t’u përballur me rastet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ai shtoi se nga ky projekt nuk kanë përfituar vetëm Shërbimi Sprovues, por edhe institucionet tjera.
“Qëllimi i parë ka qenë përmirësimi ose forcimi i kapaciteteve njerëzore/profesionale brenda Shërbimit Sprovues që të përgatit këtë institucion që të përballet sa më mirë me rastet e radikalizmit apo ekstremizmit të dhunshëm. E dyta ka qenë përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Sprovues edhe komunitetit. Aktivitet tjetër ka qenë përmirësimi i kushteve të punës brenda Shërbimit Sprovues. Qëllimi i katërt ka qenë forcimi i Shërbimit Sprovues me mekanizma të tjerë institucional”, ka thënë ai.
Sami Hajrullahu, nga Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHPK) ka thënë se si institucion kanë mungesë të stafit, por që sipas tij, një sfidë më të madhe si institucion kanë trajtimin e shëndetit mendor për këtë persona.
“Trajtimi i çrregullimit të stresit postraumatik merr kosto të lartë dhe merr kohë shumë të madhe. Po supozoj nesër kur të fuqizohet Shërbimi Sprovues me numër të zyrtarëve, prapë sfide do të jetë kjo. Si do të ofrohet një rehabilitim dhe riintegrim personit i cili është në mbikëqyrje. Prandaj unë bëjë thirrje QKSS, ATRC e të tjerë që të kontribuojnë prapë për Shërbimin Sprovues, të kërkojnë prapa projekte në këtë pikë se si të adresohen më mirë çështje e shëndetit mendor karshi personave që vijnë me histori të veprave penale të radikalizmit dhe terrorizmit”, ka thënë ai.
Besart Gashi, zëvendësdrejtor i Shërbimit Korrektues i Kosovës (SHKK) ka përmendur masat që kanë ndërmarr për parandalimin e përhapjes së radikalizmit apo ekstremizmit të dhunshëm në burgje.
“Ajo çka ne kemi bërë për parandalimin e përhapjes së këtyre ideologjive apo radikalizmit, apo ekstremizmit të dhunshëm në burgje është vendimi që ka marr SHKK në fillim për ndarjen e kësaj kategorie të burgosurve nga popullata tjetër. Për shembull në vitin 2014 kemi pasur diku rreth 65, të arrestuar në paraburgim. Edhe ne si shërbim edhe institucionet e tjera kemi qenë të pa përgatitur për trajtimin e kësaj kategorie të burgosur. Në mënyrë që të njëjti mos ta shtrinë ndikimin tekë të tjerët. Ky është një vendim që ka pasur sukses në SHKK. Ne i kemi ndarë edhe në dy institucione varësisht edhe prej vlerësimit të rrezikut, në burgun e sigurisë së lartë janë vendos një pjesë dhe në qendrën korrektuese në Dubravë”, ka thënë ai.