Ekonomia Online
FUNDIT

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte, kreu dy vrasje dhe një plagosje

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte, kreu dy vrasje dhe një plagosje

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër V.N të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës. Ai dyshohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy […]

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër V.N të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

Ai dyshohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A dhe SH.A, si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.

“Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës. I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave  M.A dhe SH.A,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S”.

“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par.7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Të ngjashme