QKUK: 194 vizita emergjente në 24 orët e fundit

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në 24 orët e fundit, ka pasur gjithsej 194 vizita mjekësore.

Prej 194 vizitave mjekësore, 36 reanimime, 48 raste kirurgjike, 60 internistike, 40 pacientë ortopedik, 22 raste të intervenimeve në sallën e vogël kirurgjike.

Klinika e Biokimisë Mjekësore punoi mbi 1500 parametra laboratorike vetëm për dy ditë

QKUK po ashtu kishte njoftuar se Klinika e Biokimisë Mjekësore, ka qenë shumë e ngarkuar gjatë dy ditëve të fundit. Vetëm brenda dy dite, stafi i kësaj klinike në Biokimi, por edhe laboratorët doracake në klinikat tjera të QKUK-së, ka kryer mbi 1500 parametra biokimike për pacientë.

Ndërkaq, në njoftim po ashtu bëhej e ditur se edhe Klinika e Ortopedisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), ka rritur dukshëm vëllimin e punës. Në 11 muajt e vitit 2017, ishin kryer 1662 operacione, përderisa këtë vit në të njëjtën periudhë, janë kryer 2172 operacione, pra 510 më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme