QKUK: 740 mijë euro u kursyen për 1 muaj nga funksionalizimi 24-orësh i kardiologjisë invazive

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 10:26 | Nga

Qendra Klinike Universitare të Kosovës njofton përmes një komunikate se funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë invasive 24-orësh, shtatë ditë të javës në kuadër të QKUK-së, ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe më këtë të mos referohen pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, transmeton Ekonomia Online.

Në komunikatë thuhet se në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive, mes tjerash theksohet se gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit.

“Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shteti i janë kursyer 740.000 euro”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme