QKUK hap shërbimin e ri të Toksikologjisë

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar hapjen e Shërbimit të ri të Toksikologjisë, që do të ofrojë analiza të avancuara dhe pajisje moderne për diagnostikimin e rasteve të intoksikimit.

Këtë e bëri të ditur, Drejtori në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, i cili njofoti se me këtë shërbim, do të monitorohen përqendrimet e barnave terapeutike në gjak dhe do të identifikohen rastet e abuzimit me droga dhe substanca të rrezikshme.

Sipas tij, ky hap inovativ do të sigurojë trajtime të nivelit ndërkombëtar, duke ofruar kujdes të shpejtë, të sigurt dhe efikas për pacientët.

Të ngjashme