QKUK-ja bëhet me 5 rentgenë mobilë e 60 shtretër për trajtimin e Covidit, Zemaj kërkon përgjegjësi të shtuar

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, ka bërë pranimin e pesë rentgenëve mobilë në vlerë prej 1 milion e 160 mijë euro për trajtimin e pacientëve me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ai me këtë rast ka thënë se këta rentgenë do të mundësojnë trajtimin efikas të pacientëve.

“Këta rentgenë do mundësojnë një trajtim efikas të pacientëve tonë. Nesër do jemi bashkë në Spitalin e Gjilanit. Bashkë ta ngrisim nivelin e përgjegjësisë”.

Kreu i MSH-së bëri të ditur se bashkë me ta janë blerë edhe 60 shtretër.

Të ngjashme