Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është rritur intensiteti i punës. Kjo qendër e cila tashmë ka arritur stabilitetin e saj pas furnizimit me barna dhe material shpenzues, vetëm brenda ditës së djeshme, ka realizuar 50 operacione me anestezion të përgjithshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë operuar 10 raste emergjente, ndërsa të gjitha planprogramet e klinikave të QKUK-së janë realizuar sipas orarit.
Dy nga klinikat tjera që kanë realizuar më së shumti operime në 24 orët e fundit, janë Gjinekologjia dhe Ortopedia.
Në Klinikën e Ortopedisë, ashtu siç është thënë edhe më herët, kanë nisur të bëhen operime të shumta dhe me intensitet të lartë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme bërë 6 operime. Kurse, edhe në Kirurgjinë e Fëmijëve më të vegjlit tanë po trajtohen sistematikisht. Në 24 orët e fundit 4 fëmijë janë operuar sipas planprogramit.
Operimet sipas orarit të planifikuar po vazhdojnë edhe në klinikën e Urologjisë, atë Vaskulare dhe Neurokirugji.