Gjendja e keqe në klinikat e QKUK-së është rënduar edhe më shumë, tani me zbritjen e temperaturave.
Disa pacientë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë dërguar foto në adresë të “Gazetës Monitor”, me të cilat më së miri ilustrohet gjendja e institucionit më të lartë të ofrimeve të shërbimeve shëndetësore në vend. Aty shihet se për të parandaluar paksa të ftohtit, pacientët vendosin ngjitës nëpër dritare.
Fotografitë janë bërë në Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore.
Situata nuk ka se si të jetë më alarmante ku pacientët në vend të shërimit rrezikojnë të sëmurën edhe më rëndë nga i ftohti, shkruan Gazeta Monitor.