QKUK marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Autizmit

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 13:38 | Nga

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Shoqata “Autizmi”, kanë lidhur një marrëveshje të bashkëpunimit,  e cila për qëllim lehtësimin e realizimit të projektit për vetëdijësimin e personelit shëndetësor nëpër institucione shëndetësore për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit, e zbatuar nga Shoqata “Autizmi” dhe organizata Save the Children in Kosova.

Marrëveshje është nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, dr. Basri Sejdiu dhe znj. Nora Sherifi nga Shoqata “Autizmi”.

Kjo marrëveshje është lidhur duke pasur parasysh situatat kur personat me autizëm ballafaqohen me probleme shëndetësore dhe kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

SHSKUK do të bëjë  lehtësimin,  koordinimin  e procesit të organizimit të sesioneve informuese nga Shoqata “Autizmi”. Seancat kanë  të bëjnë me qasjen e personelit shëndetësor të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ndaj personave me autizëm.

Sesionet informuese do t’i ofrohen personelit shëndetësor në Repartin e Pediatrisë dhe atë të Emergjencës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme