QKUK: Mjekët i heqin pacientit një tumor me përmasa të mëdha

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Në Repartin e Endoskopisë Kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët ia kanë hequr një pacientit një tumor me përmasa të mëdha, i shfaqur në zorrën e trashë.

Në njoftimin e bërë nga QKUK thuhet se intervenimi është bërë me endoskop, pa hapje kirurgjike.

“Për shkak të mundësisë së komplikimeve, atë nuk ka pranuar ta operojë asnjëri nga spitalet private”, thuhet në njoftim.

Sipas mjekëve, pacienti është liruar në shtëpi tri ditë pas operimit, me një gjendje stabile shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme