Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka nisur hulumtimin lidhur me një rast të dyshimtë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike .
Drejtoria e përgjithshme e SHSKUK-së, ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i klinikës Obstetrike Gjinekologjike, duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale.
Poashtu, janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë.