Qollaku: Për blerjen e mjeteve blinduese buxheti është i vogël

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Gjeneral major, Esat Qollaku, tha se buxheti që është ndarë për ushtrinë e Kosovës nuk është i mjaftueshëm.

Qollaku në “Info Magazine”, tha se ushtrisë së Kosovës akoma i nevojiten shumë gjëra, teksa për përgatitjen, ushtria ka një përgatitje shumë të madhe dhe të mirë, njofton Klankosova.tv.

“Ushtrisë së Kosovës momentalisht iu nevojitën shumë gjëra, pikë së pari iu nevojiten armë për këmbësorin, iu nevojitën mjete të transportit, iu nevojiten mjete për mbrojtje të transportit, dhe shumë gjëra të tjera që akoma jemi larg asaj, por megjithatë ushtria e Kosovës ka një përgatitje shumë të madhe dhe të mirë, se ka një kuadër të mirë që e ka stërvitur”, tha Qollaku.

Tutje, ai tha se për blerjen e mjeteve blinduese dhe luftarake buxheti është shumë i vogël.

“Ne thamë se ky buxhet nuk është i mjaftueshëm, duke iu referuar pikërisht miqësisë që duhet ta bëjë shteti i Kosovës me shtetet mike, sidomos me ato që prodhojnë mjete ushtarake, blinduese apo mjete të tjera, duhet bëhet një kontratë shumë vjeçare, direkt me prodhuesin sepse ajo i nevojitet Kosovës,

Qollaku tha se duke marr parasysh rrethanat dhe ngjarjet e fundit që janë duke ndodhur rreth kufirit të Kosovës, ushtria e Kosovës duhet të avancojë me hapa më të shpejtë.

“Aty ku nuk arrin politika ndërhynë ushtria, aty nuk ka sukses politika, nuk ka dialog, vjen në shprehje ushtria, sidomos te këta politikanët që i kemi përreth që janë Vuçiq, Daqiq dhe të tjerët që kanë qenë pjesë e strukturave të Sllobodan Millosheviqit”, theksoi Qollaku.

Të ngjashme