Qorrolli: Votojmë Presidentin dhe Projektligjin për Specialen, të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka thënë se sot duhet të votohet presidenti, por edhe Projektligji për Specialen. Përmes një statusi në Facebook ka shkruar se të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim – që vendit t’i japin institucione funksionale, raporton Ekonomia Online.

“Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim: e votojmë Presidentin dhe e votojmë Projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim — t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje”, ka shkruar ai.

Sipas Qorrollit, shkuarja në zgjedhje e lëndon procesin në Hagë dhe Republikën e Kosovës.

“Do t’i bini pishman nëse veproni me këtë mllef e maraz prej foshnjorakësh politik”, ka shkruar ai.

Sot është dita e fundit e afatit për zgjedhjen e presidentit, afat të cilin e ka caktuar Gjykata Kushtetuese.

Të ngjashme