QS: Në mensën e studentëve nuk ka produkte me afat të skaduar

Prishtinë | 12 Jan 2023 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve ka bërë të ditur se asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar.

Kjo pasi që gjatë së enjtes ka pasur shqetësime të ngritura sot nga ana e disa studentëve në adresat zyrtare të Qendrës së Studentëve, në lidhje me servimin e një artikullit (virshle) me afat të skaduar.

“Ju njoftojmë se ne si staf kemi kontrolluar të gjitha stoqet e artikujve ushqimor dhe është vërtetuar se asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar. Për informimin tuaj, ju sqarojmë se çdo artikull ushqimor që hynë në depon e mensës dhe servohet për studentë i nënshtrohet kontrollit tonë të brendshëm dhe periodikisht kontrollohemi nga Inspekoriati Sanitar i AVUK-ut”, thuhet në sqarim.

Ndryshe, Qendra e Studentëve aktualisht ka rreth 4 mijë studentë të pranuar për vitin akademik 2022/23.

Të ngjashme