Qumështarët përballen me sfida në plasimin e produkteve në tregun vendor

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 13:34 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Përpunuesve të Qumështit pranë Odës Ekonomike të Kosovës vlerëson se kushtëzimet e rrjeteve tregtare po ngulfatin prodhimet vendore të qumështit u tha në konferencën për media të organizuar në Odën Ekonomike të Kosovës.

Duke përkrahur kërkesat e arsyeshme të përpunuesve të qumështit kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se adresa e dëmtimit të prodhimit vendor të qumështit janë rrjetet tregtare të cila kushtëzojnë furnizimin me një sërë kushtet të cilat vështirësojnë funksionimin e prodhuesve vendor.

“Oda angazhohet për hartimin e Ligjit mbi Tregtinë e Brendshme pasi që me të do të rregulloheshin shumë nga problemet me të cilat aktualisht ballafaqohen prodhuesit vendor”, tha Gërxhaliu.

Ai shtoi se për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen prodhuesit është e nevojshme përkrahja institucionale, pasi që shoqëria e cila varet nga importi nuk ka ardhmëri.

“Kemi adresuar këtë shqetësim edhe më herët duke kërkuar që në Kosovë sa më parë që është e mundur të miratohet ligji për tregti të brendshme, një ligj i cili ka një rëndësi të veçanta sepse kish me krijua parakushte më të mira për plas-imin e produktet vendore”, tha ai.

“Nuk zhvillohet ekonomia me fjalë dhe me tryeza të rrumbullakëta. Një shtet ose një shoqëri që shndërrohet në shoqëri të varur nga importi nuk ka ardhmëri dhe zhvillim ekonomik. Nëse mendohet se problemi i pa punësisë te zgjidhet atëherë definitivisht prioritet I prioriteteve duhet jetë mbështetja e prodhuesve vendore”, u shpreh Gërxhaliu.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami, tha se Ministria e Bujqësisë ka një buxhet më të madh për tetë herë se sa MTI-ja dhe se kjo tregon faktin se Qeveria i ka dhënë prioritet sektorit të bujqësisë.

“Ne kemi projekt për certifikimin e produkteve në mënyrë që t’ju ndihmojmë prodhuesve tanë që të prodhojnë produkte kualitative dhe të jenë më konkurrent në tregun vendor dhe atë ndërkombëtarë. Një gjendje e tillë nuk është për fajin e institucioneve e as për fajin e afaristëve, është për fajin që pas lufte ne kemi filluar një ekonomi më një shtet me bazë ekonomike zero”, ka thënë ajo.

Kryetari i Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës, Gani Durmishaj, i ka përmendur sfidat që ballafaqohen gjatë lansimit të produkteve të qumështit në tregun vendor: Plasimi i qumështit të freskët në të gjitha marketet dhe dyqanet vendore; Nuk u jepet hapësirë e duhur në dyqanet dhe marketet tona prodhimeve vendore të produkteve të qumështit.

Ai ka treguar edhe për kushtet të cilat ua caktojnë rrjetet tregtare të mëdha në Kosovë: Mbushjet e para me produkte të janë gratis, pagesa për regjistrimin e bar-kodave, dhënia e saldove nga 1 000 euro në vit, kthimi i mallit të pa shitur, mallit të dëmtuar, mallit me afat të skaduar, etj.

Problemet tjera sipas Durmishajt janë edhe afati i gjatë i pagesës së mallit, prej 30 deri në 60 ditë, kërkesa për aksione të shpeshta që nënkuptojnë zvogëlim të madh të çmimeve, marzha shumë e lartë në objektet tregtare, deri në 20 përqind, rabati vjetor në lartësinë e qarkullimit vjetor prej 2 deri në 7 përqind të cilin duhet tas japin prodhuesit dhe të cilin ai e quajti harraq.

Ndër problemet që i rritin shpenzimet e produktit janë edhe çmimet e larta të energjisë elektrike dhe maksigrafët e vendosur nëpër fabrika.

Problem i veçantë është edhe importet e produkteve të qumështit nga vendet fqinje me afat të shkurtër të përdorimit që importohet dhe dalin ne treg me çmime shumë të ulëta.

Durmishi në fund tha se kërkojnë zgjidhje që mos të detyrohen të marrim masa tjera.

Të ngjashme