Qumështi i gjirit ju bën më të butë

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Koha më e gjatë e të ushqyerit me gji mund të bëjë që fëmija të ketë më pak çrregullime në sjelljen e tij në vitet e para të jetës, pastaj mund të ndikojë edhe në aftësitë e mëvonshme, si në shkollën fillore, thotë një studim i ri.

Gjetjet e këtij studimi treguan se fëmijët që ushqehen me gji sidomos në gjashtë muajt e parë, afërsisht gjysma e më shumë nuk kanë pasur probleme në krahasim me ata që janë ushqyer me më pak se një muaj me gji, e që kanë arritur të kenë çrregullime të sjelljes në moshë 7-11 vjet.

“Kohëzgjatja e ushqyerjes me gji të një foshnje ka rëndësi tejet të madhe në disa fusha të zhvillimit”, ka thënë autori kryesor i studimit Tamsen J Rochat anëtar i organizatës së Këshillit të Shkencës dhe Kërkimit për Njeriun nga Afrika e Jugut .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme