Një qytetar nga Fushë-Kosova i ka shkruar Koha.net se ka disa ditë që ky rajon po përballet me mungesë të energjisë elektrike.
Sipas tij, vetëm në 48 orët e fundit, rryma elektrike ka munguar më shumë se 30 orë.
“Mungesa më e theksuar e rrymës vërehet në rrugën ‘Dardania’”, ka shkruar ky qytetar duke thënë se zyrtarët nga KEK e KEDS thonë se “mungesa e rrymës është shkaku i defekteve teknike”.
Edhe qytetarë të tjerë, të kontaktuar nga Koha.net, e kanë konfirmuar mungesën e rrymës në Fushë–Kosovë.